Rreth nesh

Global Security

Është themeluar ne vitin 2007 dhe operon ne fushen e Sherbimit Privat te
Sigurise Fizike, sipas Kodit Civil, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 75/2014 datë 10.07.2014 “Mbi Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike”.

Besueshmëria, angazhimi, etika, profesionalizmi dhe korrektesia na kanë mundësuar që të jemi kompania elite ne fushen e sigurise private në Shqipëri. Global Security sot perbehet nga 600 punonjesish profesioniste te trajnuar dhe te licensuar per aktivitetin ne fushen e sigurise ku nderthuret personeli i fushes se sigurise fizike dhe personeli fushes se teknologjise dhe informacionit per sa I perket sistemeve elektronike te sigurise me përshtatjen e shërbimeve të sigurisë ndaj nevojave të klientit dhe realizimin e shërbimeve të sigurisë në shumë zona te Shqiperise, është fakt se Global Security është operator Lider për Sigurinë Private në Shqipëri mbasi na kane besuar sigurine e tyre mbi 1500-kliente.

I japim zgjidhje të gjithë problemeve tuaja të sigurisë duke i shtuar vlerë biznesit dhe aktivitetit tuaj te perditshem. Jemi nja hap përpara konkurenteve tane pasi i ofrojmë shërbimet sipas kërkesës dhe dëshirës se klientit duke ofruar një ose disa shërbime të kombinuara së bashku me sisteme sigurie te teknologjise se fundit qe nderveprojne me njeri tjetrin. Logjistika e perdoruar eshte ne standartet me te larta te tregut vendas. Global Security eshte certefikuar me standartet nderkombetare conform standarteve ISO ne te gjitha nivelet ne fushen e sigurise

Misioni dhe Vizioni

Vizioni dhe qellimi i Global Security është që t’u sigurojë klientëve shërbime cilësore në fushën e sigurisë, nëpërmjet teknologjisë së lartë dhe përvojës 14- vjecare, duke i mundësuar klientëve të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa u shqetësuar për sigurinë e tyre.  Vizioni është ofrimi i të gjitha shërbimeve të sigurimit të ndërlidhura në mënyrë profesionale dhe me cilësi të lartë, duke plotësuar kërkesat dhe shtuar qetesine e klientëve si për shtëpite e tyre, bizneset e vogla, bizneset e mëdha, korporatat dhe institucione apo organizata qeveritare dhe jo-qeveritare, gjithmonë konform legjislacionit ne fuqi. Ne jemi te perkushtuar ndaj punonjësve tanë, pasi ata janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për suksesin tonë. Ne kërkojmë të krijojmë një mjedis ku çdo punonjës shpërblehet në bazë të kontributit të tij duke bashkuar përpjekjet tona për sukses te përbashkët.

Qëllimi ynë është ofrimi i një spektri zgjidhjesh për sigurinë ndaj individëve, bizneseve, kompanive, si dhe komuniteteve te tjera brenda territorit të Shqipërisë si dhe është qëndrimi në tregun Shqipetar si lider për shërbime në fushen e sigurise dhe zgjerimi i saj i vazhdueshëm në Shqipëri, si kompania më e avancuar në fushën e sigurisë me sistemet e teknologjisë së fundit!

Shtrirja Gjeografike

Global Security është prezente dhe e licencuar në 12 qarqet e Shqipërisë dhe me mbulim 100% të territorit. Nëse kërkoni një shërbim sigurie për biznesin, pronen tuaj që e keni të shtrirë në shumë në zona të ndryshme, Veri, Jug, Lindje apo Perëndim, nga Minierat deri ne Bregdetin Jonian ne jemi këtu për t’ju vënë ne dispozicion planin më të mirë të sigurisë. Perqendrimi kryesor i “Global Security” eshte ne qytetet Tirane, Durres, Diber,Burrel, Lac, Lezhe,Vlore, Fier.

Kontaktoni tani!

    Partneret tane: