Kamera CCTV

Global Security ofron shërbimin e montimit dhe monitorimit të këtyre kamerave.

Ato mund të lidhen thjesht me një televizor ose monitor dhe transmetojnë wireless sapo kapet ndonjë lëvizje në zonën e mbulimit të tyre.

Ne ofrojmë kamera CCTV për monitorime të ambienteve të jashtme dhe të brendshme me imitim të diodave LED Infrared që duken si origjinale. Gjithashtu kemi një staf të specializuar, të cilët kujdesen për montimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Kur diktohet lëvizje në fushën e mbulimit të kamerës ajo ka një sistem kontrolli për lëvizje majtas-djathtas për 15 sekonda ndërkohë diodat LED ndriçojnë në të kuqe. Kamerat kanë një sistem për mbrojtjen e shkarkimit të shpejtë të baterisë duke e bërë këtë lloj kamere ideale për survejim të ambienteve tuaja të rëndësishme.

Përfitimet dhe Siguria

Image result for kamera te jashtme ne erresireFrekuenca e zgjedhur për transmetim është e tillë që nuk mund të ketë interferenca nga frekuencat e tjera bluetooth dhe Internet wireless të frekuencave 2.4 GHz . Kamerat i incizojnë pamjet me ngjyra dhe janë të mbrojtura nga lagështira, kështu që ato mund të përdoren për monitorime të ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Ato janë te pajisura me 20 IR LED, çka do të thotë që ato janë ideale për monitorim te ambienteve edhe në raste të pandriçuara ose në kushtet e errësirës së plotë, për më tepër ato janë të pajisura edhe me mikrofon. Kamera operon në distancë deri në 100 m ne në ambiente të hapura dhe deri në 30 m në ambiente me pengesa.

  • Shkalla e detektimikt : ±5m
  • Kendi i mbulimit: ±45°
  • Pesha : 200 gr

Këto janë kamera kompakte për monitorim të sigurtë dhe diskret. Kamera është e rregullueshme për pozicionim sipas dëshires dhe nevojës si dhe është e pajisur me IR LED për vëzhgime në errësirë.