Sisteme Alarmi

RUAJTJA E OBJEKTEVE ME SISTEM ALARMI.

Ne ofrojmë sigurim, ruajtje dhe monitorim të objekteve me sistem alarmi. Sistemet që ne përdorim janë fjala e fundit e teknologjisë, të përshtatshme si për biznese ashtu edhe për ambiente banimi..

Global Security ofron shërbimin e montimit dhe monitorimit të këtyre kamerave. Ato mund të lidhen thjesht me një televizor ose monitor dhe transmetojnë wireless sapo kapet ndonjë lëvizje në zonën e mbulimit të tyre..

Përfitimet dhe Siguria

Klientët tanë monitorohen 24 orë nga salla operative. Global Security mbulon me këtë shërbim më shumë se 1000 klientë. Sistemet software që ne operojmë kanë të integruar monitorimin e sistemeve të alarmit. Në rast të një alarmi të mundshëm, i cili paraqitet menjeherë në soft, salla operative vepron me shpejtësi në bashkëpunim me grupet e gatshme. Grupet e gatshme janë të pozicionuara në disa vendodhje të qytetit me qëllim që koha e veprimit të jetë minimale.